Si krijoj një llogari në Targa.al?
Shkruaj numrin e telefonit dhe pastaj kodin që të vjen me SMS. Nëse nuk ke llogari, ajo krijohet automatikisht.
Përgjigje për llogarinë, postimet dhe përdorimin e Targa.
Si krijoj një llogari në Targa.al?
Shkruaj numrin e telefonit dhe pastaj kodin që të vjen me SMS. Nëse nuk ke llogari, ajo krijohet automatikisht.
Çfarë të bëj nëse nuk më vjen kodi?
Kontrollo numrin e telefonit dhe prit derisa të mund të kërkosh një kod tjetër. Nëse ende nuk të vjen, na shkruaj te Kontakt.
A mund ta përdor Targa pa hyrë në llogari?
Po. Mund të shohësh postimet dhe të ruash të preferuarat. Për të shtuar ose ndryshuar një postim, duhet të hysh në llogari.
A mund ta përdor të njëjtën llogari në aplikacion dhe në faqe?
Po. Hyr me të njëjtin numër telefoni në aplikacion ose në targa.al.
Si krijoj një postim të ri?
Hyr në llogari dhe shtyp Shto. Plotëso të dhënat e mjetit, shto fotot dhe kontrollo postimin para se ta dërgosh. Postimi do të shfaqet pasi të verifikohet dhe miratohet.
Pse postimi im nuk po shfaqet?
Shiko statusin te Postimet e mia. Postimi mund të jetë ende në verifikim, të mos jetë miratuar ose të jetë hequr. Mjetet e shënuara si të shitura nuk shfaqen në kërkim. Postimet nuk skadojnë automatikisht.
A mund ta ndryshoj ose ta fshij postimin tim?
Po. Hyr te Cilësimet → Postimet e mia dhe hap postimin. Poshtë fotove gjen Ndrysho postimin dhe Fshi postimin. Pas ndryshimeve, postimi kalon sërish në verifikim.
Pse fotot e mia nuk shfaqen siç duhet?
Kontrollo lidhjen me internetin dhe provo përsëri. Mund të shtosh 1–10 foto JPG, PNG ose WEBP, deri në 15 MB secila. Fotot me përmasa të mëdha përshtaten automatikisht. Nëse një foto nuk ngarkohet, hiqe dhe zgjidhe përsëri.
Si funksionojnë të preferuarat?
Hap postimin dhe shtyp zemrën. Do ta gjesh te Preferuarat. Kur ke hyrë në llogari, të preferuarat lidhen me llogarinë tënde. Pa hyrë, mund t’i gjesh vetëm në pajisjen ose shfletuesin që po përdor.
Sa kohë qëndron aktiv një postim?
Postimet nuk skadojnë automatikisht. Mund ta fshish postimin kur të mos duash ta shfaqësh më.
A duhet t’ia jap dikujt kodin e verifikimit?
Jo. Mos ia jep askujt kodin që të vjen me SMS, edhe nëse thotë se është nga Targa.
A garanton Targa.al transaksionet ndërmjet përdoruesve?
Jo. Targa të ndihmon të gjesh ose të shesësh një mjet. Para marrëveshjes, kontrollo vetë mjetin, dokumentet dhe të dhënat e shitësit.
Çfarë duhet të kem parasysh para se të bëj një pagesë?
Sigurohu me kë po flet dhe kontrollo dokumentet. Mos nxito të paguash paraprakisht kur diçka të duket e dyshimtë ose kur të bëjnë presion.
Si ta raportoj një postim ose përdorues të dyshimtë?
Na shkruaj te Kontakt. Dërgo linkun e postimit dhe shpjego çfarë të duket e dyshimtë.
Si mund ta mbroj llogarinë time?
Mos ia jep askujt kodin e verifikimit. Përdor vetëm aplikacionin Targa ose targa.al dhe mos hap linke të dyshimta.
Ku duhet të takohem me një blerës ose shitës?
Takohu në një vend publik dhe të sigurt. Nëse diçka të duket e dyshimtë, ndërprite komunikimin dhe na njofto.